Irani u imponon karantinë dyjavore dhe ritestim qytetarëve nga Evropa

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Qytetarët evropianë që duan të hyjnë në Iran do të duhet të vetë-karantinohen për dy javë pasi të arrijnë në këtë vend, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësor të këtij shteti.

Qytetarët nga vendet e tjera, duke përfshirë këtu edhe ata evropianë, do të duhet të kenë edhe testin PCR negativ dhe po ashtu do të duhet të ritestohen pasi të mbërrijnë në këtë vend, ka deklaruar zëdhënësi i Task Forcës Kombëtare për koronavirus Alireza Risi, shkruan Reuters.

Deri më tani, kushti i vetëm për qytetarët evropianë që kanë dashur të hyjnë në Iran ka qenë që të kenë testin me rezultat negativ të bërë në shtetin ku jetojnë.

Të ngjashme