Irani ka vendosur në listën e zezë 45 cisterna që, sipas autoriteteve, kanë shkelur rregullat për kalimin në ngushticën e Hormuzit.
Anijet mund të gjobiten, ndalohen dhe t’u konfiskohet ngarkesa, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Në listë përfshihen cisterna të naftës së papërpunuar, gazit natyror dhe gazit të lëngshëm.
Disa prej tyre janë në pronësi të kompanive nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.