Iranianet që shpërndajnë fotografi të tyre pa hixhab, apo shami në kokë, për një aktiviste me seli në Shtetet e Bashkuara, mund të dënohen deri në dhjetë vjet burgim.
Aktivistja Masih Alinejad u ka bërë thirrje grave që të postojnë online fotografi pa hixhabin e detyrueshëm, si një akt proteste i fushatës “Të mërkurat e bardha”.
Agjencia iraniane e lajmeve Fars citoi kreun e Gjykatës Revolucionare në Teheran të ketë thënë se “ato që e filmojnë veten ose të tjerat duke e hequr hixhabin do të dënohen me një deri në dhjetë vjet burgim”.
Me ligjet islamike në Iran, që nga revolucioni i vitit 1979, grave u kërkohet të mbulojnë flokët dhe trupin e tyre në publik dhe të shmangin rrobat e ngushta.
Kufizimet e veshjes kanë shkaktuar zemërim dhe protesta pas revolucionit, katër dekada më parë, por ato kanë mbetur në fuqi.