Modelja e famshme ruse, Irina Shayk, besohet se është shtatzënë qe disa muaj, në pritje të fëmijës së saj të parë, me aktorin Bradley Cooper. Por, ajo vazhdon ta mbulojë këtë shtatzëni.
Modelja 31-vjeçare është shfaqur në aeroportin e Los Angeles me një pallto “oversize” teksa mbante dhe dorën mbi bark.
Mediet rozë shkruajnë se i dashuri i saj, Bradley Cooper, duket më “protektiv” ndaj Irinës që kur u fol se ajo mund të jetë shtatzënë. 42-vjeçari është bërë më kavalier për të dashurën e tij këto javët e fundit.
“Ai është parë ta shoqërojë atë në aeroport duke u puthur, teksa Irina largohen për një tjetër punë. Ata janë një çift i ëmbël”, ka thënë një burim për “People”.
Bradley dhe Irina janë bashkë që nga maji i 2015 dhe kanë thënë se janë më të lumtur se kurrë.