Modelja ruse, Irina Shayk, është në pritje të fëmijës së saj të parë. Teksa ecte në pasarelën e modës, të organizuar nga “Victoria’s Secret”, modelja ka nxjerrë edhe barkun e rrumbullakosur.
Lajmi ende nuk është konfirmuar nga 30-vjeçarja, por nga foto duket qartë se ajo është shtatzënë. Ajo është në lidhje me aktorin amerikan Bradley Cooper, i cili duket se do të bëhet baba së shpejti.
Pak ditë më parë, topmodelja ka festuar në ambasadën italiane në Madrid markën e saj të veshjeve intime ku është dhe përfaqësuese, duke pozuar për fotot e rastit mes autografeve dhe “selfieve”.