Irina Shayku po përflitet për një shtatzëni, por në “Instagram” ka postuar fotografi të hershme. 31-vjeçarja, e cila tregon gjithmonë fizikun e saj, shfaqet në përmasa perfekte teksa pozon për një linjë të brendshmesh.
Në diçiturën e fotografisë ajo shkruan: “E fiksuar me recipetat e mia të reja. Ji e bukur, ji rehat me ‘Intimissimi’”.
Fotografia ka marrë mijëra pëlqime e komente në “Instagram” nga 7.7 milionë ndjekësit e saj. Dikush i shkruan “Mbretëresha” ndërsa një tjetër “Wooooooow” me një sërë “emoji” me flakë.
Sipas “E! News”-it, bukuroshja ruse ka qenë në tremujorin e dytë në dhjetor, kur dhe dolën fjalët e para të shtatzënisë. Një burim ka thënë se Irina është shumë e lumtur ta fillojë një familje me Bradley Cooperin. / TO