Irina Shayk asnjëherë nuk zhgënjen fansat me paraqitjet e saj publike.
Kështu, në një shëtitje me vajzën e saj në New York, modelja ka marrë pothuajse të gjithë vëmendjen e audiencës, shkruan Daily Mail.
Bukuroshja brune u shfaq me një veshje që ishte e gjitha me ngjyrë rozë, përpos këpucëve që i kishte të zeza.
Për shkak të krizës globale, Irina siguroi që ta ketë të vendosur edhe maskën mbrojtëse.
Aksesorët nuk munguan gjatë daljes së modeles, derisa vërehej një qafore unike e saj prej ari.
Po ashtu çka u pa gjatë ecjes ishte se vajza e modeles përshëndeste të pranishmit që gjendeshin nëpër rrugë.
Shayk përndryshe me ish-partnerin e saj, Bradley Cooper ndajnë një fëmijë së bashku.