Ekonomia Online
FUNDIT

Irina Shayk vë në pah këmbët joshëse me veshje të shkurt derisa hyn me shpejtësi në hotel

Irina Shayk vë në pah këmbët joshëse me veshje të shkurt derisa hyn me shpejtësi në hotel

Ajo u pa duke mbërritur në Hotel Sunset Tower në Los Angeles të enjten pasdite me një veshje krejtësisht të zezë. Modelja, ishte e veshur me një bluzë Burberry, pantallona të shkurtra të stilit Daisy Duke që i tregonin këmbët e saj të pafundme, çorapet Burberry, transmeton lajmi.net. E preferuara e Vogue, e cila ka […]

Ajo u pa duke mbërritur në Hotel Sunset Tower në Los Angeles të enjten pasdite me një veshje krejtësisht të zezë.

Modelja, ishte e veshur me një bluzë Burberry, pantallona të shkurtra të stilit Daisy Duke që i tregonin këmbët e saj të pafundme, çorapet Burberry, transmeton lajmi.net.

E preferuara e Vogue, e cila ka një fëmijë me Bradley Cooper, por kohët e fundit ishte lidhur me Kanye West, i mbuloi sytë me një palë syze dielli të zeza ndërsa dilte nga një automjet luksoz i bardhë.

Bukuroshja, mbërtheu me vete një çantë të zezë që kishte një zinxhir të trashë ari për një rrip.

Flokët ngjyrë kafe të yllit rus u ndanë në mes dhe u futën pas veshëve të saj ndërsa i binin në shpinë.

Ajo mbante një gjerdan të artë të hollë rreth qafës ndërsa hynte me nxitim në hotel.

Ikona e industrisë, 35-vjeçare ishte takuar më parë me Cooper dhe të dy kanë një vajzë, Lea De Seine Shayk Cooper, e cila është katër vjeç.

Ndryshe, ylli i kopertinës së Vogue kaloi kohë në Ibiza në fillim të kësaj vere, siç dëshmohet në imazhet të shpërndara në Instagramin e saj.

Të ngjashme