Mediat serbe sot raportojnë për mundësinë e një organizimi të një takimi ndërmjet komandantit të bazës amerikane “Bondsteel” në Ferizaj Nik Ducich dhe patriarkut serb Irinej.
Kjo iniciativë e patriarkut serb vije pasi është raportuar se komandanti Ducich ka prejardhje serbe, duke synuar për të thelluar bashkëpunimin, transmeton Indeksonline.
Komandanti i bazës ushtarake të SHBA-ve në “Bondsteel “, pas emërimit të tij në këtë post para disa ditësh u raportua sa ka origjine serbe.
Sipas gazetës “Veçernje novosti” takimi mes patriarkut Irinej dhe komandantit Ducich do të jetë i mundur brenda një muaji.
Ata nuk kanë specifikuar datën e saktë të takimit, por nuk e mohojnë që patriarku Irinej mund të ketë takim me komandantin amerikan Ducich deri në fund të prillit.
Komandanti i ri i bazës amerikane në Kosovë, është inxhinier bërthamor nga Universiteti i Marylandit me stazh ushtarak prej 29 vjetësh.
Mediet amerikane, duke raportuar për emërimin e Ducich thonë se ai po shkon në një territor “me gjendje të qetë lufte” dhe ku kohë më parë është vrarë një lider politik.
“Detyrë jona është garantojmë stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes në shtetin Kosovë”, ka thënë Ducich në prag të fluturimit drejt Bondsteelit ku do të qëndrojë në detyrë nëntë muaj.