Studentja e stomatologjisë, Iris Mittenaere, ka mundur 12 finalistet e tjera për të fituar kurorën e Miss Universe.
24-vjeçarja nga veriu i Francës e dërgon për herë të dytë kurorën e Miss Universe në Francë, pas një periudhe shumë të gjatë.
Christiane Martel ishte francezja e cila ishte kurorëzuar me këtë titull në vitin 1953 dhe në këtë shtet kjo kurorë po shkon pas gjashtë dekadave.
“Ky brez nuk është vetëm një brez. Është diçka që duhet të bësh për të ndihmuar njerëzit, për të kuptuar njerëzit”, tha Mittenaere.
Ndërkohë në finale me të në garë ishin Miss Haiti Raquel Pelissier dhe Miss Kolumbia Andrea Tovar.
Ndërsa top finaliste ishin vajzat nga Kenia, Indonezia, Meksika, Peruja, Panamaja, Kolumbia, Filipinet, Kanadaja, Brazili, Tajlanda dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eventi i organizuar në Vietnam, ndryshoi formatin këtë vit pasi kishte 12 nga 13 finaliste që ka pasur më parë. Gjithashtu ka numëruar edhe votat për Miss Universe, në rrjetin social “Twitter”.
Në këtë garë bukurie, Kosovën e ka përfaqësuar argjentinasja Camila Barraza.