Kombëtarja e Irlandës së Veriut ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku përfshihet edhe takimi me Kosovën.
Irlanda e Veriut do të udhëtojë me 9 qershor në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Federata e Futbollit e Irlandës së Veriut ka njoftuar se në këtë listë janë përfshirë 26 futbollistë.
Disa nga ta vijnë nga klubet e Premierligës si, Chelsea, Manchester United, West Ham United e Leeds United.
Lista:
Portierët – Luke Southwood (Reading), Dermot Mee (Manchester United), Josh Clarke (Glenavon)
Mbrojtësit – Ciaron Brown (Oxford), Michael Forbes (West Ham), Paddy Lane (Fleetwood), Shea Charles (Man. City), Sam McClelland (Chelsea), Brodie Spencer (Huddersfield), Sean Stewart (Norwich), Kofi Balmer (Larne), Ruairi McConville (Brighton)
Mesfushorët – Alistair McCann (Preston), Alfie McCalmont (Morecambe), Oisin Smyth (Oxford), Caolan Boyd-Munce (Middlesbrough), Terry Devlin (Dungannon), Barry Baggley (Fleetwood Toën), Charlie Allen (Leeds), Darren Robinson (Derby County)
Sulmuesit – Conor Washington (Charlton), Shayne Lavery (Blackpool), Gavin Whyte (Oxford), Dion Charles (Bolton), Paul Smyth (Leyton), Conor McMenamin (Glentoran).