Irmscher, kompania e specializuar për modifikimin e modeleve të Opelit, prezanton paketën e re të saj për Crossoverin Grandland X.
Paketa e re quhet “Irmscher Grandland X Black & White”, e cila përfshinë maskën e re të përparme, mbrojtësit e rinj anësor, set të ri të pragjeve, mbrojtësin e ri shtesë të pasmë (spoiler) mbi çati, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 30 mm për dallim nga modeli standard), transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Irmscher për këtë Grandland X ka zgjedhur edhe set të ri të rrotave prej 20-inç nga alumini, si dhe disa paketa të reja për përforcimin e motorit të tij (deri 25 kuajfuqi më shumë). Po ashtu, ka modifikuar edhe interierin e këtij Crossoveri, i cili tani ka timonin multi-funksional prej lëkure, tepihët “Irmscher”, etj.
Kjo paketë e re e Irsmscherit do të jetë në dispozicion vetëm për 100 klientë.