Në lidhje me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj këshilltarit demokrat Akil Kraja reagoi edhe kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili thotë se nuk duhet marrë seriozisht kjo padi pasi këto janë pasojat e gjelit të detit në darkën e ndërrimit të viteve.
Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët.
Denoncimet e Krajës i kanë shkaktuar Veliajt turbullirë të gjendjes emocionale dhe në kushte të tilla ai kërkon në gjykatë dëmin moral që i është shkaktuar, shumën 100 mijë lekë.
“Thirrje në Gjykatë me justifikimin që akuza jonë për rritjen arbitrare të çmimit të ujit i ka shkaktuar dëm moral dhe turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore të tij! Ky është një gjyq politik i pastër me qëllimin e vetëm për të trembur dhe mbytur çdo formë opozitarizmi në Këshillin Bashkiak Tiranë!”, shkruan Kraja në “Facebook”.
Statusi i plotë i Petrit Vasilit:
Mos e merrni seriozisht kete punen e padise per shqetesim emocional te ketij kryetarit te bashkise se Tiranes.
Viti i ri eshte, pasojat e gjelit te detit jane keto, njeri eshte edhe kryetari i bashkise ndaj nuk duhet keqkuptuar.
Por duhet pranuar qe si humor kjo padia vertet na gajasi…