Ironizon Pallaska me ndalimin e Kurtit në veri: Erdha, pashë, ika

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Avokati Dastid Pallaska ka reaguar pasi që kreut të VV-së, Albin Kurtit, dhe u.d të presidentit, Vjosa Osmani, nuk iu lejua nga serbët ta përfundojnë vizitën në Veri të Mitrovicës përgjatë së shtunës.

Pallaska me anë të një postimi në Facebook e ka përmendur shprehjen e famshme “Veni, Vidi, Vici”, që në shqip i bie “erdha, pashë, pushtova”, shkruan Gazeta Express.

Në rastin e Kurtit, të cilin ai e ka cilësuar populist, ka thënë se kjo shprehje kthehet në “erdha, pashë, ika”.

Kurtit dhe Osmanit, përgjatë ditës së shtunë, iu është ndaluar vazhdimi i vizitës në Mitrovicë të Veriut, pas mbledhjes së një grupi personash dhe brohoritjeve e thirrjeve nacionaliste në prezencën e diplomatëve kosovarë.

Postimi i plotë:

Origjinali:

Veni Vidi Vici, ne shqip Erdha Pashë Pushtova.

Versioni i popullistëve që pretendojnë me i zgjidhë problemet me rimë dhe simbolikë:

Veni Vidi Effugium, në shqip Erdha Pashë Ika. 

Të ngjashme