Ka përfunduar edhe takimi ndërmjet të dërguarit special të ShBA-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili erdhi i shoqëruar me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmanin, raporton Ekonomia Online.
Grenell u takua edhe me presidentin e vendit Hashim Thaçin, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, liderin e PDK-së Kadri Veselin derisa pritet ta takojë edhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj.