Dy ish-kryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu, nuk kanë shkuar në Konventën e LDK-së, e cila u mbajt sot.
Kjo u konfirmua nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi.
Ai tha se Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK’së dhe kanë pasur ftesë që të vijnë.
“Zotëri Mustafa dhe Sejdiu janë njerëz të nderuar të LDK-së dhe kanë pasur ftesë të vijnë”, tha Gashi derisa u pyet për mungesën e tyre në këtë konventë.
Gashi, ka folur për pjesë e parë të Konventës së kësaj partie, e cila do të mbahet për dy ditë më radhë.
Tha se me panelistët e LDK-së kanë diskutuar për tema të ndryshme, duke vlerësuar gjendjen në të cilën ndodhet LDK-ja dhe Kosova.
“Sot po mbajmë Konventën e partisë ku po diskutojmë për tema të ndryshme dhe po vlerësojmë gjendjen ku është LDK-ja dhe Kosova. Paneli i parë ishte për temë të djathtës dhe diskutuam alternativat e saj. Ne u dakorduam me penalistë se LDK-ja e sotme është trashëgimtare e dinjitetshme. Duhet ta ridefinojmë strukturën dhe programin. Bashkërisht do të punojmë me grupe ekspertesh”, tha Gashi.