Gazeta turke, Hurriyet.tr, ditë më parë ka shkruar për ndërhyrjen rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në shtetin e Turqisë, konkretisht në Antalia.
Ndërsa Gazeta Metro ka marrë një prononcim nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ishte atakuar nga partia në pushtet, pas një trajtimi mjekësor që kishte marr në Gjermani.
Ish-kryeministri, Mustafa, ka thënë se është e drejtë e çdokujt, që të kujdeset për shëndetin e vet. Ndërsa Osmanin përveç që është Presidente, Mustafa ka thënë se ajo është edhe nënë dhe duhet respektuar.
“Është e drejtë e çdokuj që të kujdeset për jetën dhe shëndetin e vet. Edhe e znj. Osmani. Konsideroj se kujdesi për vetveten është edhe shprehje e përgjegjësisë familjare. Është jo vetëm presidente, por edhe nënë dhe në këtë rast meriton respekt. S’mund të them se ajo ka pasur ndonjë qëndrim atakues ndaj meje kur jam trajtuar jashtë. Në të kundërtën, ka shprehur interesim njerëzor”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa ka theksuar se disa të tjerë nuk kanë treguar se janë njerëz, duke aluduar tek Vetëvendosje.
Tutje Mustafa ka thënë se për shëndetin e tij sa ishte me virusin korona, disa persona kishin shkuar aq larg sa i kishin montuar edhe video me varrimin e tij.
“Disa të tjerë nuk janë treguar se janë njerëz. Janë soji i atyre që shpërndanin video të montuara të varrimit tim kur isha me Covid”, tha Mustafa.
I pyetur se partia në pushtet a po përdor standarde të dyfishta, ai ka tha se tani nuk ka më standarde.
“Tani s’flitet për standarde, sepse të tilla s’ka”, tha Mustafa. Duhet theksuar se Isa Mustafa gjatë kohës sa ishte lider i LDK’së gjatë trajtimit në shtetin Gjerman ishte atakuar shumë ulët nga Lëvizja Vetëvendosje për shkak se kishte marrë trajtim jashtë vendit, njëjtë kishte vepruar edhe presidentja Osmani.
Ndryshe, Osmani raportohet se rreth një viti më parë kishte kryer operacion kirurgjik ky që kishte të bënte me largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar.
Gazetat turke gjithashtu kishin raportuar se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike.