Sot Albin Kurti i takon historisë, edhe atë falë Isa Mustafës!
Definitivsht për një gjë duhet të pajtohemi të gjithë: Poshtërimin, përuljen dhe zhveshjen nga të gjitha parimet të Albin Kurtit dhe VV-së, askush më mirë se Isa Mustafa nuk mund ta kishte bërë.
Isa gjakftohtë, hakmarrës e me përvojë e manipuloi, e degradoi e endi herë në Prapashticë e herë në Prishtinë, e në fund e hodhi si leckë.
E poshtëroi për çdo molotov, për çdo vezë, për çdo sharje, për çdo sulm që Albini dhe VV bëri kundër tij.
Me pas qenë këta liderët e tjerë, qysh javën e parë te negociatave ishin prish me Albinin, dhe miti i Albinit prap kish me ekzistu.
(Autori është zyrtar i PDK-së)