Isa Mustafa me telegram ngushëllimi për vdekjen e nënës së Edi Ramës

| 01 Gus 2020 | 14:38 | Nga

Me rastin e vdekjes së nënës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka dërguar një telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se humbja e nënës është një moment shumë i rëndë.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Humbja e nënës është një moment shumë i rëndë. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë miqve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”.

https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2543532399291354

Të ngjashme