Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u telefonua nga zyrtarë të Brukselit ku u urua për postin e të parit të partisë.
Mustafa gjatë ditës së sotme përmes një lidhje telefonike pranoi urime nga Zëvendës Drejtorja Menaxhuese për Evropë dhe Azinë Qendrore / Drejtorja për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian, znj. Angelina Eichhorst.
Eichhorst e uroi kreun e LDK-së për mandatin e ri, dhe theksoi zotimin e BE-së se do të përkrahë vazhdimisht Kosovën drejt integrimit euroatlantik me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.
“Znj. Eichhorst uroi kryetarin Mustafa për rizgjedhjen në mandatin e tretë në krye të LDK-së dhe theksoi zotimin e institucioneve të Bashkimit Evropian për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë përmbylljen e dialogut Kosovë – Serbi”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Isa Mustafa, u rizgjodh të shtunën në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës për mandatin e tretë.