Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës pasi po kërkon dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami pas skandalit ku 2 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Shtetit.
Mustafa përmes një reagim në Facebook, ka thënë se ministrja Bajrami e ka përkrahjen e tij të plotë për t’i kapur e luftuar hajnat, pasi ajo nuk është aty për t’u dorëzuar.
Ai thotë se e përkrah ministren Bajrami për kapjen e kriminelëve që vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.
Kreu i LDK’së, thotë për PDK’në thotë se duhet ta kuptojnë se ministrja nuk është aty për t’u dorëhequr dhe dorëzuar para hajnave, por për t’u ballafaquar me krimin dhe hajdutët.
Reagimi i plotë nga Mustafa:
Qytetarë të nderuar
E përkrah plotësisht Ministren E Financave, Hykmete Bajrami në betejën e saj kundër kriminelëve që vodhën mbi 2 milion euro nga Thesari i shtetit.
Shoh se dikush ka dëshirë dhe bën thirrje që ajo të japë dorëheqje. Por ata duhet ta kuptojnë se ministrja Bajrami nuk është aty për tu dorëzuar para hajdutëve duke krijuar boshllëk për fshehjen e gjurmëve të vjedhjes së parasë publike, por për tu ballafaquar me krimin dhe me hajdutët, ashtu siç po vepron me të drejtë ajo.
Krimi, korrupsionin dhe plaçkitja e parasë publike ka adresë. Ftoj të gjitha organet shtetërore të punojnë për zbardhjen e shpejtë të këtij rasti, që të kthehen paratë e vjedhura nga Buxhetini Shtetit dhe kriminelët të përgjigjen para ligjit.