Isak alternativë për Barcelonën nëse dështon në transferimin e Lautaros

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Alexander Isak do të jetë alternativë për Barcelonën në rast se dështon në transferimin e Lautaro Martinezit nga Interi, shkruan “Marca”.

Sulmuesi 20-vjeçar është pjesë e Real Sociedadit. Në kontratën e tij me Sociedadin ai ka klauzolën për lirim në vlerë 70 milionë euro. Por, Borussia Dortmundi ka mundësinë që të rikthejë Isakun për 30 milionë euro, por vetëm në rast se sulmuesi është i pajtimit të rikthehet.

Isak ka impresionuar këtë edicion me Sociedadin duke shënuar 14 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Barcelona po kërkon me çdo kusht të përforcojë sulmin për stinorin e ri. Argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez është opsion i preferuar. Mirëpo, në rast se dështon, atëherë do të kthejë sytë nga reprezentuesi i Suedisë, Isak.

Të ngjashme