Ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger ka komentuar takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Ischinger ka thënë se i kanë humbur 11 vjet, sepse Rusia në vitin 2007 kishte refuzuar të mbështesë një marrëveshje ndërmjet Thaçit dhe Tadiqit.
“Ky është një lajm i mirë. Fatkeqësisht, kur unë shkova në Moskë, në nëntor 2007, për t’i pyetur nëse mbështesin një kompromis në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Tadiq, që ishin gati për marrëveshje me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Rusia refuzoi. Ne i humbëm 11 vjet”, ka shkruar Ischinger në Twitter.