Diplomati i njohur gjerman Wolfgang Ischinger ka replikuar në një reagim të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, lidhur me me idenë e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ndërsa Kurti ishte shprehur se Kosova nuk është pengesë për rrugën e dialogut, pasi bëri një hap para duke hequr tarifën 100%, Ischinger ka shkruar se askush nuk mund të diskutojë se reciprociteti nuk është parim që sjell raporte të mira bilaterale.
”Askush nuk mund të argumentojë se reciprociteti nuk është një parim i pranuar për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale”, i ka shkruar Ischinger Kurtit.
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Kryeministrit Albin Kurti për veprimet e Serbisë lidhur me fushatën e çnjohjeve ndaj Kosovës.
”Edhe pasi Kosova tregoi vullnetin e mirë duke hequr tarifën 100% për lëndët e para, Serbia vazhdon me fushatën e saj të çnjohjeve. Ne nuk jemi pengesa në rrugën e dialogut dhe nuk kemi qenë kurrë. Ne bëmë një hap përpara, ata bënë edhe një hap prapa. Pse?”, shknte Kurti në twitter.