Isco Alarcon nuk dëshiron të jetë zëvendësues në Real Madrid dhe e ka informuar bordin e klubit se dëshiron largimin në afatin kalimtar të janarit.
Kjo ka alarmuar klubet që kanë shprehur interesim për të, transmeton KOHA.
Don Diario raporton se për shërbimet e Iscos ka shprehur interesim Juventusi që i gatshëm të paguajë 40 milionë euro.
Sipas këtyre raportimeve dy klubet e tjera që e duan atë në skuadër janë edhe Sevilla e Evertoni.