Isco e ka zyrtarizuar largimin nga Real Madridi.
Mesfushori spanjoll do t’i japë kështu fund eksperiencës në “Santiago Bernabeu” pas nëntë vjetësh.
Ai e fitoi këtë sezon La Ligan dhe Championsin edhe pse u përdor pak nga trajneri Carlo Ancelotti, shkruan “Gazeta Express”.
“Pas 9 vjetësh e kam përfunduar rrugëtimin tim në Real Madrid, një klub që ma ka mundësuar t’i realizoj të gjitha ëndrrat që i kisha si fëmijë. Dua t’i falënderoj bashkëlojtarët, trajnerët, fizioterapeutët, njerëzit që merreshin me fanella, punëtorët në Valdebebas dhe në Santiago Bernabeu. Gjithashtu, dua t’i falënderoj tifozët, të cilët më mirëpritën në mënyrë të mrekullueshme që nga dita e parë. Hala Madrid përgjithmonë”, ka shkruar mesfushori spanjoll.
Gjatë eksperiencës nëntëvjeçare, Isco i ka fituar 19 trofe dhe ka shërbyer në “Bernabeu” me disa momente të paharrueshme.