Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka treguar arsyen pse lëshoi studion në T7 si rezultat i pakënaqëisë me nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqin dhe Uran Ismailin.
Gjinovci ka thënë se ata nuk ishin të aftë t’i përgjigjen pyetjëve së tij andaj nuk kishte kuptim të qëndronte aty.
“Ata nuk qenë të aftë t’i përgjigjen pyetjes sime dhe nuk pati kuptim unë me nejt më këtu”, ka thënë Gjinovci në Pressing pasi u ribashkua me panelistët dhe mysafirët Gëzim Kelmendi e hoxhë Drilon Hoxhës.
Veç kësaj Gjinovci lëshoi disa ofendime që ai i quajti fakte drejtuar nënkryetarit të PDK’ë, Memli Krasniqit.
“Unë nuk bi deri në atë pikë, në atë nivel, të një sharlatani dhe këngëtari të dështuar”, ka thënë Gjinovci.
Pyetja të cilës nënkryetarët e PDK’së nuk iu përgjigjën sipas Gjinovcit kishte të bënte me korrupsionin dhe Adem Grabovcin.
“Ai tregon si do ta luftojë PDK’ja korrupsionin, e kur unë pyeta se si do ta luftojë PDK’ja korrupsionin me aferën “Pronto” dhe Adem Grabovcin, ata refuzonin të përgjigjeshin”, shtoi Gjinovci.
Gjinovci ka qenë aktivist i Vetëvendosjes ndërsa tani drejton një OJQ.