Ish-aktivisti i VV-së: Rasti i Deharit është zgjidhur, por zgjidhja s’i kënaqë apetitet politike të VV-së

Prishtinë | 13 Gus 2024 | 13:35 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Naim Ramizi, ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur hipokrizi aksionin e VV-së për rastin Dehari, në prag të zgjedhjeve, kur sipas tij, kjo parti e ka qeverinë, çdo ministri dhe “pushtetin absolut në këtë vend”.

Ramizi, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se mendon që rasti i Astrit Deharit është zgjidhur por se ”zgjidhja që i kënaqë apetitet politike të Vetëvendosjes nuk është arritur”.

Ai ka shtuar se është e dhimbshme mungesa e drejtësisë dhe ajo që po ndodhë me këtë rast.

“Rasti i fundit është rasti më flagrant i mundshëm, ku Vetëvendosjen e kemi në qeveri, kur Vetëvendosja menaxhon Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe krejt pushtetin absolut në këtë vend, edhe me u ngritë në protestë tash në prag të zgjedhjeve, është hipokrizi”. 

“Për mua është e dhimbshme drejtësia që nuk po i jepet Astrit Deharit. Ai është më i gjallë se shpirti tyre i vdekur”. 

“Mendoj se ky rast është i zgjidhur por zgjidhja që i kënaqë apetitet politike të Vetëvendosjes nuk është arritur. Prandaj, sa herë atyre ju duhet oksigjen artificial politik, nuk kanë ku të frymëzohen tjetër pos te Astrit Dehari. E pandershme, e pahijshme, e pafalshme”.

“I kam njohur të dytë, edhe Astritin edhe Arbnorin, si djemtë më të mirë, si profesionistë në lamitë e tyre. Sikur të ishin gjallë, kishin me i dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm shoqërisë sonë”, ka thënë ai.

Të ngjashme