Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me dialogun në Bruksel.
Spahiu thotë në RTV Dukagjini se dialogu në Bruksel po vazhdon dhe pritet të shihet se çfarë do të ndodh.
“Është një pritje jo inkurajuese nga Brukseli, duke ditur si është situata në veri. Me rëndësi është se ka filluar dialogu për këtë problem. Është mirë që ka filluar ky dialog e që shihet se është inkurajuar nga bashkësia ndërkombëtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-ambasadori i Kosovës në SHBA thotë se kjo çështje u dramatizua pas reagimit luftënxitës nga presidenti Serbisë.
“Marrëveshja ka skaduar dhe ka qenë e pritshme që Kosova nuk mund të vazhdojë me të njëjtën gjë lidhur me tabelat”.
Spahiu thotë se reagimi i ndërkombëtarëve në njëfarë mënyrë favorizon Serbinë.
“Reagim i pakuptimtë i bashkësisë ndërkombëtare duke barazuar kërcënimet serbe me luftë me një reagim legjitim të Kosovës. Sidomos Bashkimi Evropian ka zgjedhur një mënyrë të reagimit që favorizon Serbinë”.
Diplomati megjithatë thotë se është skeptik se një marrëveshje mes palëve mund të arrihet brenda disa orëve ose një dite.
“Është larg mëndësh të pritet një marrëveshje e tillë. Por nëse arrihet diçka është një rast i mirë për t’u shtendosur situate atje. Do të ishte një mrekulli nëse arrihet një marrëveshje e tillë…Nuk mendoj se Serbia pritet të heqë dorë lehtë duke ditur se ne ja kemi mundësuar një marrëveshje të tillë paraprakisht”, deklaroi ndër të tjera Avni Spahiu.