Ambasadorja e Francës në Prishtinë Marie-Christine Butel, mbrëmë i ka dorëzuar Qëndrim Gashit, urdhrin e Komandantit të Legjionit të Nderit, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Francë.
Ky urdhër, është më i larti në Francë, e që Gashit iu dha për merita të posaçme dhe veprime vendimtare nga ai.
“Aktivitetet e tij diplomatike kanë kontribuar në thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet Francës dhe Kosovës”, ka shkruar Ambasada e Francës në Prishtinë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, në fjalën e tij, Gashi falënderoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për dekoratën e dhënë.