Ish Ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, ka thënë se publikimi i aktakuzave ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, është një shembull tjetër i zgjerimit të hendekut në mes të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
Sipas tij publikimi i aktakuzës para takimit të caktuar në Uashington nuk është e rastësishme.
“Askush nuk do të besojë se është rastësi”, ka thënë Montgomery për Tanjug.