Ish-ambasadori i Bosnje dhe Hercegovinës në Shqipëri, Muharrem Zejnullahu, nuk pret që Bosnja e Hercegovina ta njohë shtetësinë e Kosovës, meqë tashmë pritet një seancë e jashtëzakonshme për të disktuar një gjë të tillë.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Zejnullahu vlerëson se ky është një realitet ndonëse kërkesa e një anëtari të presidencës për të diskutuar për njohjen e Kosovës në Parlamentin e Bosnjës ka rëndësinë e saj të veçantë.
”Ndoherë në Bosnje kur përmendet Kosova tek shqiptarët ngjallë interes të veçantë”.
”Vet fakti që për herë të parë një anëtar i presidencës kërkon të diskutohet në institucionin më të lartë të shtetit, ku për politikën e jashtme merren të gjitha vendimet qofshin ato bashkëpunim dypalësh, bashkëpunim ndërkombëtar apo bashkëpunim rajonal ka rëndësi të veçantë”.
”Por kjo erdhi më tepër si reaksion me kërkesën e Milorad Dodikut për zhvendosjen e Ambasadës së Bosnje Hercegovinës nga Telaviv në Jerusalem”.
Sa është e mundshme që Bosnja ta njoh Kosovën nga kjo seancë e jashtëzakonshme?
”Unë përveç asaj që thash se është e rëndësishme që diskutohet njohja, dhe ka kërkuar një anëtar i presidencës të diskutohet njohja, realiteti në Bosnje e Hercegovinë thotë diçka tjetër”.
”Për ju dhe të gjithë opinionin, realiteti është se çdo vendim qoftë në rrafshin e brendshëm, qoftë në sferën ndërkombëtare, vendimet merret me konsensus të plotë”.
”Do të thotë: nëse një anëtar i presidencës në rastin konkret – Milorad Dodik, që vjen nga etniteti më i vogël i Bosnjë Republika Srbska, është kundër njohjes, atëherë vendim për njohje nuk do të ketë dhe nuk merret një vendim fuqiplotë”.
”Ai mund të shkojë tutje në debatim, në institucione të tjera, por në votim 2:1, në dhomën e përfaqësuesve pastaj në dhomën e popujve”.