Kryeziu i bën thirrje Osmanit për lidership dhe zhbllokim të institucioneve

Prishtinë | 03 Sht 2025 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kadri Kryeziu, ish-zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe një nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, i është drejtuar me një letër të hapur Presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Në këtë letër, Kryeziu shpreh shqetësimin e tij për krizën institucionale në vend dhe i bën thirrje Presidentes që të marrë vendime të guximshme për të zhbllokuar procesin e formimit të institucioneve.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve, dhe afatet kushtetuese për formimin e Qeverisë duhet të fillojnë menjëherë. Ai thekson se vendi ndodhet në një situatë alarmante për shkak të, siç i quan ai, “inateve primitive politike” dhe bën apel për lidership nga ana e Presidentes.

Letra e Kryeziut është një thirrje për veprim institucional dhe për mbrojtje të themeleve kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme