Ish-anëtari i VV-së: Kurti u zbyth nga shantazhi me video-incizime

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Azdren Shala, ish-anëtar i Vetëvendosjes, ka komentuar pranimin nga Qeveria e Kosovës të Planit për Deeskalim të gjendjes në veriun e Kosovës.

Ai beson se tërheqja “e shpejtë” nga Kurti ndodhi pas publikimit të incizimeve të bisedave të Mimoza Kusarit me Listën Srpska.

“Që Kurti tërhiqet e kemi ditur të gjithë. Ama tërheqja kaq e shpejtë si pasojë e shantazhit me videoincizime me Listën Serbe e Radojčiqin, e bën hala me keq situatën”, ka shkruar Shala.

“Kjo nuk është me as tërheqje, kjo është zbythje”, ka theksuar ai.

Qeveria e Kosovës njoftoi sot në mbrëmje se ka pranuar Planin për Deeskalim, ku mes tjerash parashihet tërheqja e pranisë policore, në masën 75 për qind përreth ndërtesa komunale dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në katër konunat veriore “pas verës”.

Të ngjashme