Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës, i cili ndodhet përkrah Stacionit të Policisë Qendra në kryeqytet.
Ish-burgu do të shndërrohet në muze në të ardhmen.
Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe Ministrja Vlora Dumoshi.