Ish-burri i bëri presion që të kthehet të jetojë me të, gruaja në Gjakovë kishte urdhër mbrojtës nga gjykata

Prishtinë | 14 Qer 2023 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Zhub të Gjakovës.

Ai dyshohet se e kishte ndaluar në rrugë ish bashkëshorten e tij dhe i kishte bërë presion të kthehet të jetojë me të.

Viktima kishte urdhër mbrojtës nga Gjykata.

“MOSPËRFILLJE E GJYKATËS- Fsh. Zhub, Gjakovë 13.06.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ndaluar në rrugë ish-bashkëshorten e tij duke i bërë presion që të kthehej të jetojë me të. Viktima kishte urdhër mbrojtës nga gjykata. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”

Të ngjashme