Ish-burri i këngëtares së famshme, Stephen Belafonte zbuloi se pas një videoxhirimi, për të cilin Melanie Brown pretendon se gjatë dhjetë vjetëve të fundit ia kanë shfrytëzuar si mjet për shantazh, qëndron pikërisht ajo.
Artisti 43-vjeçar pohon se nuk e ka regjistruar bashkëshorten, por se ajo ishte shpesh prapa kamerës.
Ai tha për “Daily Mail” se ish-anëtarja e “Spice Girl” ishte aq e varur nga alkooli dhe droga, sa që ato i konsumonte në prani të fëmijëve.
Ai gjithashtu u ankua se akuzat ia kishin shkatërruan reputacionin si dhe karrierën artistike.
“Nuk isha në dijeni se me kë jam martuar. Është një grua që do të më priste në fyt nëse do të perceptohej si një e droguar. Çdo gjë që ka thënë e bërë ishte vetëm për të ruajtur imazhin e saj. Pastaj kuptova se sa budalla isha”, tha ai.
Belafonte gjithashtu pohoi se është e neveritshme se si çdo gjë në lidhje me varësinë ndaj drogës dhe teprimet në seks, i ka publikuar në librin “Brutally Honest”.
“Mua më fajëson për varësinë e vetë ndaj kokainës, më fajëson për seks, është e neveritshme. Nuk di që të kujdeset për vajzën e saj. Nuk e di se si do t’i lejoj fëmijët të lexonin diçka të tillë”, theksoi Belfonte.
Ndryshe, burri i këngëtares pranon se ka xhirime të seksit në treshe dhe se në disa prej tyre, Mel B ishte e droguar.