Pushimet e nisura së fundmi nga prezantuesja Luana Vjollca kanë ngjallur dilema dhe pikëpyetje të mëdha në opinion.
Kur çdo opsion i rëndomtë i shoqërimit nga nëna, motrat apo kushërirat ra poshtë, alternativa e vetme që mbeti si e mirëqenë ishte ajo e shoqërimit nga një mashkull! Dhe siç duket, kështu ka vepruar Luana!
Tash e një kohë, në qarqe të ndryshme në Shqipëri, vazhdimisht përmendet fakti se prezantuesja ka nisur një lidhje me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçajn por në mungesë të fotove dhe paraqitjeve publike, raportimet kanë ngelur në suazat e thashethemeve.
Është vetë Luana Vjollca që me apo pa dashje, zbuloi më shumë se ç’duhet me postimin e djeshëm kur nënvizoi datën 10 Korrik 2016, që rastis të jetë ditëlindja e Krenarit.
Ky i fundit nuk ka lënë asnjë gjurmë të postimeve ku shfaq ditëlindjen, por një koment vitin e kaluar e ka ‘tradhëtuar’ pasiqë aty ka cekur se ditëlindja e tij është të Premten. Me kalendarin e 2015-ës, e Premtja ishte fiks 10 KORRIKU!
Nga burime të prive.al mësohet se çifti do të qëndrojnë katër-pesë ditë në Santorini për t’iu rikthyer më pas rutinës së përditshme.
Tashmë kur pak nga pak enigma po zbulohet nga vetë protagonistët, mbetet të shihet nëse çifti do dalë publikisht në të ardhmen e afërt. Afeksioni i Luanës ndaj Kosovës, po del në dritë me arsyen pas…