Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës me disa kredi: Jetoj me qera dhe nuk kam pasuri të paluajtshme

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka deklaruar pasurinë e tij për Agjencionin Kundër Korrupsionit.

Deda nuk ka të deklaruar asgjë tek pasuria e paluajtshme, derisa ka bërë me dije se së bashku me bashkëshorten para të gatshme në institucione financiare ka mbi 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

“Unë jetoj me qera dhe nuk kam asnjë pasuri të paluejtshme për deklarim”, ka dhënë sqarimin e tij mes tjerash për AKK-në.

 

Tutje sipas të njëjtit formularë deklarimi, Deda ka detyrime financiare ndaj tre bankave.

Deda ka marrë 16 mijë euro kredi për Studime Post Universitare, të cilën është i obliguar ta përfundojë në vitin 2023.

Një kredi tjetër personale ai e ka marrë në vitin 2017, të cilën pritet ta përmbyllë në vitin 2027, prej 25 mijë euro.

6 mijë e 280 euro si kredi personale  i ka marrë me leasing në vitin 2018, me afat kthimi deri në vitin 2023.

Kredi personale prej 3 mijë euro, ka marrë edhe bashkëshortja e Dedes.

Të ngjashme