Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka përkujtuar ish-veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, në 4-vjetorin e vdekjes së tij.
“Sot katër vjet që kur në moshën 82-vjeçare ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare, BACA Adem Demaçi. Një jetë plotë sfida e sakrifica. Dhe, prapë mbete i pathyeshëm. Sikur Ty, nuk ka tjetër. Simbol prijës i qëndresës dhe fanatik i idealeve kombëtare. As sot, sikur që nga dita kur ike, s’ka fjalë që shpreh dhimbjen dhe krenarinë për Ty BAC”, ka shkruar Grabovci.