Ish-deputeti i VV-së e kritikon Kurtin: E keqpërdori emrin e Astritit, s’ndërmori asgjë për zbardhjen e vdekjes

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 11:46 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë në 5-vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, raporton Ekonomia Online.

Aty, u kërkuan veprime të menjëhershme për zbardhjen e rastit për vdekjen e Deharit.

Anëtari i kryesisë së PSD-së, Frashër Krasniqi, tha se janë bërë 5 vjet dhe ende nuk ka drejtësi për Astrit Deharin.

Ish-deputeti i VV-së shtoi se drejtësi nuk po kërkojnë as Qeveria Kurti duke e keqpërdorur emrin e Deahrit pas vdekjes.

“Astrit Dehari, emri të cilin Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk e hoqën nga goja për 4 vite resht. Emri të cilin Albin Kurti e përmendi vetëm pasi vdiq. S’e zuri në gojë as atë dhe as rastin e padrejtë gjyqësor ndaj nesh, për dy muaj resht pas arrestimit tonë. Astrit Dehari. Emri të cilin Albin Kurti filloi ta përmendte vetëm pasi iu bë i përdorshëm politikisht dhe elektoralisht. Emri të cilin Albin Kurti nuk e përmendi më asnjëherë prej ditës kur e mori pushtetin me 51% të votave”, ka thënë Krasniqi.

Tutje Krasniqi ka thënë se për tetë muaj në pushtet, Kurti nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zbardhjen e rastit Dehari.

“Ka dy vite që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë pushtet. Ka 8 muaj që Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë shumë pushtet. Mbi 51% të pushtetit. Por s’ka asnjë veprim për ta vënë drejtësinë për Astritin në vend. Kur vdekja e tij ishte e përdorshme, 3 vite pa drejtësi u dukeshin tepër shumë, zotoheshin që drejtësinë për të do ta kishin prioritet qeverisës, ankoheshin që 5 vjetori nuk duhet të na gjejë me kërkesën për drejtësi, flisnin për të në çdo tubim elektoral”, ka thënë ai.

“Por ja ku jemi. Vetëvendosja duke bërë homazhe, nga pozita e një pushteti që nuk ka bërë asgjë për të sjellë drejtësinë për Astritin. Sepse për ta Astriti kishte një funksion elektoral. Ai funksion u krye. Prandaj tash duan ta mbajnë në nivel homazhi. Në nivel përkujtimi. Tash kur janë në pushtet, më nuk thërrasin për drejtësi. Thërrasin për përkujtim. Edhe atë vetëm një herë në vit. Në përvjetorin e vdekjes së tij. Sepse sot, thirrja për drejtësi për Astritin është thirrje që duhet t’ia drejtojnë vetes. Duhet t’i drejtohet qeverisë. Qeverisë Kurti. Sot, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu duhet të mbajnë përgjegjësi për mos-veprim në vënien e drejtësisë në vend. Ose së paku duhet të pranojnë para qytetarëve të Kosovës që kanë mashtruar e keqpërdorur elektoralisht e politikisht, me vdekjen e shokut tonë, bashkaktivistit, Astrit Dehari”, ka thënë tutje Krasniqi.

“Po të ishim me një Qeveri tjetër, mbase sot do të kishim protesta e akuza prej Vetëvendosjes pse pas 5 vjetëve nuk po ka drejtësi për Astritin. E kemi një Vetëvendosje që nga pushteti shkon dhe bën homazhe dhe përkujtim, nuk kërkon drejtësi se po të kërkonte drejtësi me kërkuar prej vete. Kurti e Haxhiu duhet të mbajnë përgjegjësi sesi e kanë mashtruar qytetarin dhe e kanë keqpërdor shokun tonë dhe bashkaktivistin tonë, Astrit Deharin”, tha Krasniqi.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/psd-ja-vendos-zotimet-e-krereve-te-vv-se-te-objekti-i-qeverise-ne-5-vjetorin-e-vdekjes-se-astrit-deharit/

Të ngjashme