Ish-deputeti i VV-së: Albini mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe – është i rrezikshëm për shoqërinë

Prishtinë | 31 Kor 2023 | 23:06 | Nga Ekonomia Online

Florin Krasniqi, ish-deputeti i Vetëvendosjes (LVV) në Kosovë, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke thënë se ai mendon, flet dhe vepron “komplet në mënyrë të ndryshme dhe kundërthënëse”.

Në një interviste në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Kurtit ka thënë se kryeministri i tanishëm i Kosovës është i rrezikshëm për shoqërinë e vendin.

“Janë tri veprime, që mendon, çka thua dhe çka vepron. Mendoj që komplet VV-ja, fakt VV-ja është Albini. Kurrë në jetën e tij nuk ka koordinu këto tri veprime. Ai mendon diçka tjetër, thotë diçka tjetër, e bën diçka komplet diçka tjetër. Një njëri i atilllë është i rrezikshëm për shoqërinë e Kosovës. Nuk është e thënë që ky koordinim me u bë 100 për qind, nganjëherë nuk mund të bësh krejt çka thua. Por, ai ka bërë diçka komplet tjetër, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme