Ish-deputeti VV-së rrëfen për përballjen me Covid-19

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Ismajl Kurteshi, ish- deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është shëruar nga Covid 19. Kjo u bë e ditur nga vet ai. Derisa ka treguar edhe për përballjen dhjetëditore me këtë infeksion dhe kurimin e tij në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Pasi që u lirova nga Spitali Regjional i Gjilanit, Reparti i Infektivës, ku qëndrova 10 ditë i shtrirë i infektuar me virusin Covid-19, ndjej obligim moral të faleminderoj personelin e këtij Reparti: Mjekët, infermieret/ët dhe personelin mbështetës të Repartit, që nuk kursye asgjë nga vetja, për t’na ndihmuar ne pacientëve”, thuhet në njoftimin Kurteshit.

Ai ka falënderuar stafin mjekësor për gaditshmërinë rreth procesit të kurimit të tij nga Covid 19.

“Përkundër punës së madhe që bëhet atje, për këtë Repart gjegjësisht për pacientët, gjatë këtyre ditëve, problem paraqet mungesa e pjesës më të madhe të barnave dhe furnizimi jo i rregulltë me barnat që herë pas here i siguronte Spitali dhe numri i pamjaftueshëm i personelit.   Gjithë këto vështirësi me furnizim dhe mungesë të personelit nuk e zbehin përkushtimin e personelit, prandaj dëshiroj t’i faleminderoj për punë dhe kujdesin e treguar gjatë qëndrimit tim atje, ndaj neve pacientëve të këtij Reparti. Me respekt. Ismajl Kurteshi, Gjilan, 22. 10.2020”, thuhet në njoftimin e ish-deputetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme