Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti ankohet për faturën e rrymës: Nuk po vjen era shtet, po hajni

Prishtinë | 01 Gus 2023 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e VV-së, Aida Dërguti, është ankuar për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Ajo ka thënë se edhe pse gjatë tërë muajit nuk ka qenë në banesën e saj, fatura e rrymës i ka ardhur vetëm dy euro më lirë.

Dërguti ka akuzuar shtetin për vjedhje.

“Gjatë krejt muajit nuk isha në banesë. Si duket i kisha kursyer nja 2 euro rrymë. Era shtet jo, por HAJNI!”, ka shkruar Dërguti në Facebook.

Të ngjashme