Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka shkruar në Facebook për takimin që Ambasada e Amerikës ka organizuar me partitë opozitare, shoqëritë civile, dhe përfaqësues të institucioneve në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ajo ka ironizuar me refuzimin (ose mosftesën) e kryeministrit Kurti në këtë takim, ndërkohë që atë e ka përfaqësuar shefi i kabinetit, Luan Dalipi.
“Cili prej Luanave shkoi sot në Ambasadë?”, ka shkruar ajo.