I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka paralajmëruar se mund të ketë së shpejti takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.
Takimi në shtator mund të sjellë zgjedhje në komunat në veri.
Kështu po thotë për Front Online ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina, e cila së fundi është bërë pjesë e LDK-së.
Ajo tha se përveç zgjedhjeve atje, duhet të ketë edhe marrëveshje përfundimtare në dialog.
“Shtatori do të jetë një muaj ku do të ketë intensifikim të diskutimeve edhe takimeve në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për komunat në veri, organizimin e zgjedhjeve atje edhe për një marrëveshje e cila do të duhej të ishte përfundimtare”, u shpreh Pantina.
Pantina thotë se vetëm me një marrëveshje mund të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.
“Nëse zgjedhjet organizohen me një marrëveshje atëherë do të ketë një proces zgjedhor ku edhe serbët do të marrin pjesë pas pjesëmarrjen edhe të komunitetit serbë, çfarëdo organizimi nuk do të prodhojnë një zgjidhje të problemit”,