Ish-deputetja e VV-së: Rilind Gërvalla ka qenë aktivist i zellshëm i VV-së

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Shqipe Pantina, analiste e dikur deputete e LVV-së, ka folur rreth lajmit sulmues të RTK-së ndaj Nacionales dhe Periskopit.

Në T7, Pantina ka folur edhe për Rilind Gërvallën, drejtor i televizionit në RTK.

Sipas Pantinës, Gërvalla ka qenë një aktivist i zellshëm i VV-së.

“Ai me siguri vazhdon të jetë anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk e di saktësisht çfarë roli ka pasë brenda subjektit. Ai ka qenë aktivist shumë i zellshëm i Lëvizjes. Në atë kohë Rilindi ka qenë i emëruar drejtor i RTK4 dhe filloi të thoshte se nuk është edhe bash keq qashtu qysh po doket Lëvizja Vetëvendosje. Unë e kam pasë një zhgënjim shumë të madh kur kam kuptuar se në fakt edhe njerëz brenda LVV-së kanë pasë ndikim, kanë punësuar familjarë e miq të vet brenda në RTK, pra e kanë shfrytëzuar edhe ata RTK-në” – ka thënë ajo.

Të ngjashme