Kosova sot po shënon 21 vjetorin e çlirimit dhe hyrjen e forcave të NATO-së në vend. Kujtime për 12 qershorin e 1999-ës kanë shumë ish-diplomatë amerikan të cilën kanë qenë në funksione atëbotë.
I tillë është edhe Daniel Fried, i cili ka shërbyer në shërbimin e jashtëm amerikan në pozita kyçe, siç është asistent i sekretarit të shtetit për Evropë dhe Azi, asistent special dhe drejtor i lartë në Këshillin Kombëtar të Sigurisë përgjatë administratës së presidentit Clinton dhe Bush, raporton Gazeta Express.
Ish-diplomati amerikan Fried: Ndërhyrja e NATO-s ishte një sukses, u parandaluan shumë vrasje
Fried teksa komentuar një koment të Boris Ruge, ka thënë që NATO dhe KFOR-i kanë qenë një sukses që shpesh harrohet. Sipas Fried të gjithë ata që kanë shërbyer për NATO-n dhe KFOR-in sikurse Boris Ruge kanë të drejtën që të ndjehen krenar.
“Ata kanë parandaluar shumë vrasje”, ka thënë ish-diplomati amerikan.
Derisa Boris Ruge në këtë 21 vjetor të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka kujtuar se si ka qenë pjesë e NATO-së dhe KFOR-it atë kohë. Ndërkohë thotë se në atë mes qershori të vitit 1999 bashkë me 20 ushtarë të tjerë kanë fjetur në një palestër tek ndërtesa e Boro-Ramiz.
Ruge thotë se vazhdon të jetë në kontakt me shumë prej kolegëve edhe pas 21 vjetësh.