Në kuadër të aktiviteteve që janë duke u zhvilluar nga Katedra e UNESCO-s në Universitetin e Gjenevës, sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me Irina Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s
Bokova u njoftua se për progresin që Kosova e ka arritur në fushën e trashëgimisë kulturore dhe përpjekjet që shteti po i bën për anëtarësim në UNESCO.
“Në takim me znj. Bokova, ish drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s morën pjesë, Isuf Koci dhe
Kreshnik Bajraktari nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore. Ky takim ishte një mundësi e
veçantë dhe me interes duke marrë parasysh proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Znj. Irina Bokova u njoftua me progresin që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e
trashëgimisë kulturore, përpjekjet për anëtarësim në UNESCO dhe organizata të tjera
ndërkombëtare si dhe me sfidat që ka hasur”, thuhet në njoftimin për media.
Gjithashtu, Bukova u informua se Republika e Kosovës ka ligje afirmative të cilat garantojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.