Ish-drejtoresha menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Mrika Tahiri, nuk i është përgjigjur ftesës për të raportuar në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, raporton Ekonomia Online.
Ajo ishte ftuar për të raportuar të hënën, por sipas kryesuesit të Komisonit, Hajrullah Çeku, Tahiri nuk është lajmëruar as në telefon.
Sipas tij i vetmi informacioin që kanë për të është se ajo jeton jashtë vendit.
“Nuk kemi përgjigje nga Mrika Tahiri e ftuara që dy herë dhe informacioni që kemi është se ajo nuk jeton në Kosovë, po e konstatojmë këtë dhe lutja ime nga stafi është që të më njoftoni se cilat janë veprimet që duhet ti marrim”, tha Çeku.